VIDEO/ Bernard Berisha është heroi i Akhmat Groznit, 2 gola dhe 1 asist për të rrëmbyer fitoren

Ish lojtari i Skëndërbeut, Besart Berisha është heroi i Akhmat Groznit mbrëmjen e sotme. Fitorja e këtyre të fundit mban e gjitha autorësinë e tij. Dy goal dhe 1 asist e kanë bërë protagonistin absolut kundër Ufas, ndaj të cilës triumfuan me shifrat 3-1.

Sulmuesi dardan shndërroi fillimisht një penallti në gol. Këtë penallti e fitoi individualisht duke e bërë shëijen e golit edhe më të bukur. Megjithatë kontributi i tij nuk u mbyll me kaq. Në momentin më të vështirë për skuadrën e tij, kur gjendeshin me një lojtar më pak dhe në baraspeshë, Berisha shfaqet sërish për të hipotekuar 3 pikët.

Një asist në krah e nxjerr shokun e tij të skuadrës, Ilyin me portën e boshatisur duke i dërguar shifrat në 2-1. Ndërkaq, në minutën e 77 një tjetër gol do të vinte nga këmbët e tij. Bernard Berisha del i vetëm përballë portierit, të cilin e mashtron dhe në portën e zbrazët e ka shumë të lehtë të vulosë rezultatin përfundimtar në 3-1 për Akhmat Groznin./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/fandachou/status/1320404963772801027

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online