“Shkon me duar atje ku të tjerët nuk fusin këmbën”, italianët ngrenë figurën e shqiptarit Marko Alia të Lacios

Nga Klaudio Ndreca

Lacio po i beson prodhimeve të akademisë së saj, ndërsa Inzaghi dalëngadalë ka nisur që të përshtas në ekipin e parë futbollistë që më parë i ka pasur tek të rinjtë. Strakosha ishte një mes tyre, teksa fillimisht u huazua te Salernitana për të marrë më shumë minuta.

Ndërkohë Lacio ka edhe një tjetër portier shqiptar, madje që është grumbulluar me të ekipin A, Marko Alian. Një prodhim ky i shkollës së Lacios, ndërsa është edhe pjesë e të rinjëve të Kombëtares së Shqipërisë.

Vlerësimet që vijnë nga media “Gazzettaregionale” janë të larta për këtë lojtar, duke e ngritur në qiellin e shtatë. Kështu thuhet se instikti dhe fiziku i Alias të lë mbresa për të garantuar njëkohësisht të ardhmen premtuese.

“Gabime thuajse 0, ndërsa Alia ka arritur të fusë dorën aty ku këmba zakonisht ishte e vështirë për të mbërritur. Fizikë imponuese dhe një instikt i lindur. Nga pikëpamja teknike ka ende për t’u përmirësuar, por reflekset dhe intuitat janë ato të një djali që mund të ketë fjalën e tij në nivele interese. Nuk ka mungesë personaliteti dhe drejton ekipin nga porta. Menaxhon dhe e bën veten të dëgjuar, pa frikë”, mbyllet vlerësimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online