“Mbroni Teatrin e Ëndrrave”! Luga kërkon protestat për stadiumin e Kamzës: Dilni, është detyrë!

Nga Klaudio Ndreca

Ergys Luga ka ngritur zërin për padrejtësinë që po bëhet në Kamëz. Teksa të gjithë presin shtimin e fushave të blerta dhe stadiumeve, pushteti vendor këtë herë ka menduar që të prishë për të kthyer sërish një shesh-parkimi më tepër.

Por bërja e tij në stadiumin e Kamzës është vërtet i pashpjegueshëm, duke prekur menjëherë këtë skuadër dhe historinë e viteve të shkuara, që do të fshihet me shembjen. Luga ka qenë edhe trajneri i Kamzës përpara se të largohej drejt Kinës, atje ku punon me të rinjtë e Shenzenit. Në një reagim të fundit ka kërkuar që të mbrohet “Teatri i Ëndrrave” modest, pasi kjo është një detyrë për të gjithë që të protestohet. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

Prishja e stadiumit te Kamzes !

Rrenimi i futbollit vazhdon dhe godet perseri . Ishte tashme e ditur ,qe fundi i ketij akti i nderthurur me paragjykime , inat dhe rracizem te pa mase per Kamzen natyrisht ishte derrmimi i saj qe pritet te kurorezohet meprishjen e stadiumit gjysme shekullor .

Ne Shqiperi , me sa duket punet oligarkike nuk paskan fund, por vazhdojne pa pushim ,me nje prapaskene te vetme e cila karakterizohet nga qellimi perfitues dhe i pangopur i ordinerave dhe shemailsa qe punojne me “dy porta hyrese dhe dalese” . Uroj qe ne pamundesi per te ardhur vete dhe protestuar, cilido qe ka dhen kontributin per Kamzen e ka per detyre te dale dhe te protestoje ne kete kohe ,dhe te mbroj “Teatrin e Endrrave “ modest por shume te zjarrte ,ku skuadra e qytetit ka kenaqur banoret me aq mundesi sa kishte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online