Donjet Shkodra po kalon një formë të shkëlqyer me Shaktar Karagandin në Kazakistan, teksa ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit.
Kjo formë që po kalon ish-futbollisti i Kukësit, ka bërë që drejtuesit kazak ta shpërblejnë me rinovimin e kontratës. Pak momente më parë klubi i Shaktarit ka zyrtarizuar gjithçka në faqen zyrtare.
Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm. Deri tani, Shkodra ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Karagandit, me këta të fundit që renditen në vendin e shtatë në kampionat.