Shkëndija reagon duke fituar derbin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një humbje ndaj Milanit pritej, një disfatë 6-0 natyrisht që ishte një goditje e rëndë, duke tronditur psikologjikisht skuadrën. Megjithatë, Shkëndija ka gjetur forcë të reagojë, sepse sot ka fituar derbin kundër Shkupit, 3-0, në javën e dytë të kampionatit maqedonas.

Asnjë gol në pjesën e parë, spektakli ishte rezervuar për në pjesën e dytë. Armend Alimi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 49-të, Besart Ibrahimi dyfisoi 13 minuta më vonë.

Goli i tretëpër Shkëndijen erdhi falë Marjan Radeskit në të 79-të, me Shkëndijën që qëndron në krye të renditjes, me pikë të plota pas dy javëve të para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *