Shkëmbi pëson humbjen e parë, Starova kujton Superioren

Teuta prej disa ditësh është zhvendosur në Ohër ku po kryen fazën përgatitore. Durrsakët kanë pretendime madhore për sezonin e ri, pasi kanë bërë ndryshime rrënjësore, duke nisur që nga stoli dhe deri në sulm.

“Djemtë e detit” kane zhvilluar testin e dytë miqësor, pasi dje janë përballur me Ferronikelin e Sulejman Starovës. Skuadra nga Kosova ka arritur një sukses të pastër 2-0 ndaj të besuarve të Bledi Shkëmbit. Golat u shënuan nga Berat Ahmeti dhe Diar Prokshi.

Ky ishte testi i tretë për Teutën, pasi më herët bregdetarët kanë firuar me Kastriotin, si dhe kanë barazuar me Skënderbeun. Ishte humbja e parë për teknikun Shkëmbi, i cili pavarësisht rezultatit ka marrë sinjale pozitive nga skuadra e tij. Në anën tjetër Sulejman Starova luante ndaj një ekipi të Superiores, që pasi ishte larguar nga Shqipëria dhe normalisht ka qenë një ndeshje disi e veçantë për të, duke ditur se për shumë vite ka drejtuar në elitën e futbollit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *