Shkëmbi nuk rrezikon me Bushiç, ka edhe një dëmtim tjetër

Teuta po bëhet gati për ndeshjen e radhës, që do të luhet ditën e nesërme kundër Kamzës në Durrës. Orari i caktuar për këtë përballje do të jetë pasdite në orën 17:00.  Fitorja është e rëndësishme për durrsakët, që shpresojnë edhe në ndalimin e Kukësit të vendit të dytë.

Në këtë përballje për djemtë e Blendi Shkëmbit do të mungojnë Uendi Vecaj dhe Tomislav Bushiç. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim para ndeshjes kundër Tiranës dhe ka një tërheqje të shkallës së parë. Kjo e detyron atë që të qëndrojë jashtë edhe këtë javë.

Sa i takon shkodranit Vecaj, ai është dëmtuar në seancat stërvitore të kësaj jave dhe nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik. I riu është një nga alternativat e Shkëmbit, pasi nuk është se ka luajtur si titullar me durrsakët këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *