Shkëmbi: Na mungon inteligjenca në mbrojtje

Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes me Kamzën, në emisionin “Gol pas Goli”, analizoi ndeshjen: “Pjesën e parë ishim mirë, më mirë se ndaj Tiranës. Momenti i golit ishte shpërqendrim i mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër ka qenë e mirë ,duke ditur që luajtëm ndaj një kundërshtari të vështirë.”

Veç pikëve që kemi marrë këto javë, ndihem mirë prej lojtarëve të ekipit. Kemi fituar besim.
“Është e vërtetë që kemi momenti që luajmë hapur dhe nuk kemi ekuilibër. Bëjmë maksimumin për t’u rregulluar, por ndoshta jemi të kushtëzuar nga rezultati. Në dy ndeshjet e fundit kemi qenë në disavantazh dhe kjo ndikon që ekipi të hapet”.

“Mbrojtja? Futbolli nuk luhet vetëm me fizik, por duhet të jesh edhe pak inteligjent. Kjo na mungon, por nuk është çështje taktike. Rregullohet me përmirësimin e lojtarëve. Akoma nuk kemi gjetur stabilitetin e duhur në mbrojtje”.
Përgjigje për Duron? Nuk ishte përgjigje për asnjë, por ishte përgjigje për punën që bëjmë. Për Klodin kam shumë respekt dhe besoj se do të bëhet një trajner shumë i mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online