Shkëmbi-Lilaj në Zvicër, do të dëshmojnë në UEFA

Nimaga nuk ka vizë dhe nuk mund të udhëtojë. Ish-kapiteni i ekipit, Bledi Shkëmbi, do të niset nga Kosova, kurse Lilaj nga Rinasi

Leonard Trebicka

Sport Ekspres bëri me dije tri ditë më parë se disa lojtarë të Skënderbeut do të dëshmojë në Apelin e UEFA-s dhe ky lajm ka bërë që të gjithë në Korçë të jenë në ankth se çfarë do të ndodhë deri të premten, kur do të merret vendimi. Janë dy futbollistë të Skënderbeut që ishin planifikuar të udhëtonin sot drejt Zvicrës, por vetëm njëri prej tyre do ta bëjë këtë gjë, Sabjen Lilaj. Duhej të shkonte edhe Bakari Nimaga, por afrikani nuk ka vizë dhe nuk mund të shkojë në Zvicër. Po ashtu, do të jetë në Zvicër edhe ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, tashmë trajner i Lirisë në Kosovë. Shkëmbi dhe Lilaj do të dëshmojnë në Komisionin e Apelit në UEFA, kurse Nimaga do ta bëjë këtë gjë në lidhje video-call nga Korça. Kjo është procedura që kanë kërkuar avokatët e Skënderbeut, të cilët janë të bindur se dëshmitë mund të ndikojnë për mirë në luftën ligjore që ka nisur prej disa muajsh mes Skënderbeut dhe UEFA-s.

SHKËMBI – I pari që do të dëshmojë në Apelin e UEFA-s në Zvicër do të jetë ish-kapiteni Bledi Shkëmbi. Drejtuesit e klubit bardhekuq kanë biseduar me të dhe ai ka pranuar pa diskutim të jetë nesër në Zvicër. Aktualisht, Shkëmbi është trajner në Kosovë, por do të bëjë këtë sakrificë për Skënderbeun. Sot pasdite ai do të fluturojë nga Prishtina për në Zvicër, për të qenë gati për nesër. Gjashtë tituj radhazi ka fituar Shkëmbi me fanellën e Skënderbeut, me shiritin e kapitenit në krah, duke qenë një pikë kyçe e skuadrës. Bledi ka luajtur thuajse në të gjitha ndeshjet europiane me Skënderbeun dhe nesër do të bëhet edhe njëherë pjesë e tij.

LILAJ – Mesfushori Sabjen Lilaj do të niset sot pasdites nga Rinasi për në Zvicër, ku do të takohet me Shkëmbin dhe pjesëtarët e tjerë të klubit korçar. Lilaj është një nga lojtarët me shumë ndeshje te Skënderbeu, ku luan që në vitin 2012. Lilaj do të kryejë stërvitje sot në mesditë dhe në orën 15:00 do të niset me avion nga Rinasi. Takimi me Shkëmbin do të bëhet në Zvicër. Avokatët e Skënderbeut kanë zgjedhur Lilajn si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, por edhe për imazh në sytë e UEFA-s, pasin ai është edhe pjesë e Kombëtares.

NIMAGA – Në listën e lojtarëve që do të udhëtonin për në Zvicër ishte edhe Bakari Nimaga, por ai nuk ka vizë për momentin dhe e ka të pamundur të udhëtojë. Por kjo nuk do të thotë se Nimaga nuk do të dëshmojë.

Mesfushori do të lidhet direkt me sallën, ku do të bëhen dëshmitë në Apelin e UEFA-s. Nesër do të dëgjohen dëshmitë e lojtarëve të Skënderbeut, ndërsa të premte Apeli do të japë vendimin. Ka pak gjasa që të ketë një ndryshim të vendimit për dënimin e korçarëve me 10 vjet jashtë Europës, pasi një komision i UEFA-s nuk mund të japë një tjetër vendim nga ai i një komisioni po të UEFA-s, siç është Disiplina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online