Shkëmbi: Gjici përkrah trajnerët e rinj, miqësorja më kënaqi

Blendi Shkëmbi po bën gjithnjë e më mirë në radhët e Lirisë. Një tjetër rezultat pozitiv që i shtohet aventurës së tij të re si trajner. Për mediat, ish-kapiteni i Skënderbeut tregoi se ishte i kënaqur me përformacën e lojtarëve të tij. Në lidhje me batutat me Gjicin, që një ditë mund të drejtojë Kukësin, Shkëmbi merr vetëm anën pozitive.
MIQËSORJA – “Patjetër që jam i kënaqur me miqësoren, pasi të gjithë thonë që në misore nuk shikojnë dhe nuk iu intereson rezultati, por për mua është i rëndësishëm edhe rezultati. Rezultati ishte i mirë, pavarësisht se nuk ishte ai Kukës, ekipi kampion, me lojtarët më të mirë të tyre, por pashë gjëra pozitive si dhe gabime te pësimet e golave”.
OBJEKTIVAT – “Objektivi është që të gjeja miqësore me ekipe të forta, ndoshta rastësisht dhe miqësisht doli me Kukësin dhe për këtë unë jam i kënaqur, pasi unë dua gjithmonë që të përballem me ekipe më të forta, pavarësisht se si del rezultati. Jemi të kompletuar pak a shumë, por nëse del ndonjë lojtar tek tuk në fund të merkatos, pasi atëherë del ndonjë lojtar, është i mirëpritur”.
E ARDHMJA – “Sa për pyetjen tuaj në lidhje me interesimin e presidentit Gjici më parë, është e vërtetë që presidenti Gjici ka ndërruar trajner, por ka diçka të vërtetë, që Gjici i mbështet shumë trajnerët e rinj dhe këtë e ka treguar gjithmonë, pra, unë po marr anën pozitive të presidentit Gjici në lidhje me trajnerët e rinj”.
DIFERENCAT – “Kampionatet ai i Kosovës dhe ai shqiptar janë të ndryshëm, kuptohet që kampionati ynë është më i fortë, por dhe ai i Kosovës mesa unë e kam parë vitin që shkoi ka element mjaft të mirë dhe është në rritje. Shpresoj që çdo gjë të shkoj mirë, ne po punojmë fort, tani fusha dhe koha do tregoj gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online