Zhgënjen edhe Brazili, Zvicra e bën zap

Zhgënjen edhe Brazili, ashtu si Gjermania më herët sot.

Zvicra bën zap Brazilin, duke i marrë një barazim 1-1 në debutimin në Botërorin rus. Një barazim i merituar për Zvicrën, që luajti një ndeshje të guximshme, pa u dorëzuar as kur Kutinjo shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 20-të.

Pjesa e parë ishte e Brazilit, që gaboi vetëm duke mos tentuar shumë për të shënuar golin e dytë.

Zvicra duroi dhe sapo nisi pjesa e dytë goditi me Zuber, i harruar në zonë.

Gol që tronditi Brazilin, pasi forca sulmuese ishte e vogël dhe Nejmar shumë larg zonës, ndërsa Firmino u fut shumë vonë.

Rastet në fund erdhën, por fati nuk ishte me Brazilin, që e nis me barazim dhe duket se ka probleme, sepse Zvicra i mori një barazim duke luajtur qetë e bukur.

BRAZIL – ZVICËR    1-1

Shënues: Kutinjo 20′ / Zuber 50′

90’+1 Shumë pranë golit Brazili, me Mirandan që tenton me një gjuajtje të fortë, që del jashtë për pak centimetra.

90′ Firmino pranë golit. Goditje me kokë brenda zone pas një goditjeje nga dënimi, por grushton portieri.

82′ Firmino, i sapofutur, tenton në pozicion mjaft të prirët, por topi shkon mbi traversë. Nuk ka energji dhe ide për të sulmuar me forca të shumta e për t’u futur në zonë Brazili.

74′ Gabriel Zhezus rrëzohet në zonë, arbitri nuk jep penallti. Vendim i saktë.

70′ Brazili bën zëvendësime për të shtuar forcën sulmuese. Filipe Kutinjo i shkon pranë golit me një gjuajtje të fortë brenda zone, por topi merr trajektoren e gabuar. Ndërkaq, Nejmar provon pa fund, por lëviz shumë larg zonës dhe Zvicra shpesh e ndal me faulle.

50′ GOL ZVICRA! Sapo ka nisur pjesa e dytë, Zvicra godet. Kros i Shaqirit nga këndorja, Zuber me kokë nuk fal. Brazili ishte relaksuar së tepërmi, duke u mjaftuar me një gol.

PUSHIMI I NDESHJES – Brazili shënoi një supergol, kontrolloi me qetësi shumicën e kohës, por ishte një pjesë e parë e varfër në emocione. Zvicra ende nuk po sulmon me bindje, Brazili pret rastin për të mbyllur ndeshjen.

40′ Shumë minuta me Brazilin superior, por prej 5-6 minutash Zvicra po sulmon gjithnjë e më shumë dhe po krijon situata të rrezikshme, por ende asnjë gjuajtje drejt portës së Alisonit.

4 KUPA BOTE – Valon Behrami është i pari futbollist i Zvicrës në histori që merr pjesë në 4 Kupa Bote.

20′ GOL BRAZILI! Dhe çfarë goli! Filipe Kutinjo shënon një ndër golat e Botërorit, me një të djathtë nga jashtë zone që nuk i lë asnjë shans portierit të Zvicrës!!!

11′ Brazili pranë golit! Aksion i gjatë, me shumë pasime, topi shkon në zonë dhe Paulinjo godet, por paksa jashtë. Me fat Zvicra!

6′ Brazili tenton dhe Uillian hedh një kros në zonë, por nuk e devijon askush. Ndërkohë, më parë Granit Xhaka ndali me faull Nejmarin, rrezikoi kartonin e verdhë.

3′ Sinjali i parë i Zvicrës: kros i Shaqirit, në zonë Xhemaili godet keq, mbi traversë, por pozicioni ishte shumë interesant dhe askush nuk e mbulonte.

1′ NIS NDESHJA

Nejmar me model të çuditshëm flokësh. I falet, nëse udhëheq Brazilin drejt suksesit.

21 – Gabriel Zhesus (21 vjeç e75 ditë) do të bëhet braziliani më i ri në moshë që luan për Brazilin, që kur Kaká zbriti në fushë në vitin 2002.

Pas surprizës së madhe që erdhi nga Gjermania, e mposhtur bujshëm nga Meksika, e ka radhën të debutojë Brazili.

Skuadër e kompletuar në letër, që ka shkëlqyer dy vitet e fundit, Brazili duhet të tregojë me vepra se e ka lënë pas turpërimin ndaj Gjermanisë në Botërorin e shkuar.

Nejmar është superstari i Botërorit për Brazilin, por do të duhet një skuadër e vërtetë dhe në vitet e fundit Tite ka punuar shumë mirë.

Përballë është Zvicra, skuadër që tashmë është klient i rregullt në Kupën e Botës dhe garën kryesore e ka me Serbinë, për vendin e dytë në grup. Me 14 fitore prej 17 ndeshjesh që pas Euro 2016, Zvicra është në formë spektakolare.

Sot në fushë janë edhe katër shqiptarë: Behrami, Xhaka, Shaqiri e Xhemaili.

 

Referee Cesar Arturo Ramos (Mexico)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online