Shkëmbi buzëqesh, rikuperohen dy para kampionatit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Teuta ka bërë shumë lëvizje në merkato dhe tanimë pritet që dy sezonet e fundit të harrohen dhe të luftohet për objektiva të rëndësishme. Gjatë fazës përgatitore për trajnerin Bledi Shkëmbi nuk ka qenë i gatshëm mesfushori Sherif Kallaku.

I riu, i cili u afrua nga Laçi, ka pasur probleme me muskujt e barkut dhe vetëm ditën e djeshme është bashkuar me grupin. Mesfushori i Shpresave pritet të jetë një alternativë e vlefshme për stafin teknik të Teutës këtë sezon.

Veç Kallakut me pjesën tjetër të lojtarëve është bashkuar edhe Dejvi Bilali, një tjetër mesfushor i ri, i cili iu bashkua durrsakëve verën e shkuar. Lojtari nga Elbasani do të mbetet pjesë e Teutës edhe për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *