Shkëlqimi në Europë/ Shihni renditjen dhe ndryshimin e Shqipërisë te UEFA, kapim Irlandën dhe shtohen pikët

Një sukses i madh mund të quhet për ekipet shqiptare në këtë sezon në Europë, teksa ndryshe nga viti i kaluar, shihet një rritje me hapa të konsiderueshëm teksa të gjitha skuadrat e Superiores e kanë kaluar turin e parë. Tirana e bëri detyrën ndaj Dinamo Tbilisit, ndërsa u eliminua nga Crevena Zvezda për të kaluar në turin e tretë të Europa League.

Nga krahu tjetër është Kukësi, Teuta dhe Laçi që kanë mbërritur më tej duke fituar edhe përse nuk llogariteshin si favorit. Të gjitha këto suksese ndikojnë edhe për rritjen e rëndësisë së Shqipërisë në bazë të koeficientit te UEFA.

Aktualisht që flasim të gjitha rezultatet pozitive të marra kanë ndikuar që Shqipëria të kapë Irlandën me 6.750 pikë të grumbulluara, ndërsa përpara në vendin e 36 ndodhet kampionati i Maqedonisë vetëm falë suksesit që ka marrë Renova dhe Shkëndija, pra nga dy ekipet shqiptare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online