Muçi, Vila, Xhixha/ Kur të kënaqen sytë në Europë, produkti shqiptar iu shit shtrenjtë rivalëve

Nga Klaudio Ndreca

Trajneri i Dinamo Tbilisit u shkarkua, teknikët e Slavias Sofias dhe Beitar Jerusalemit janë me valixhet gati dhe duke pritur shkarkimin, ndërsa “i vetmi mbijetuar” mbetet trajneri i Keshlës që nuk rrezikon pozicionin e tij pas humbjes me Laçin.

E vështirë për t’u besuar, por pas turit të parë, këtë gjendje kanë shkaktuar ekipet shqiptare te kundërshtarët në Europë duke përmbushur më tepër sesa një objektiv, për të mbërritur te 4/4. Madje edhe të vetmen humbje të Tiranës ndaj Crvena Zvezdës, edhe trajneri Dejan Stankoviç u kritikua nga presidenca e klubit për një ndeshje të dobët pasi u dominua nga kundërshtari.

Të gjitha këto rezultate pozitive tregojnë qartësisht një nivel të ngritur të futbollit shqiptar. Pra produkti i këtij kampionati është duke u shitur shtrenjtë në Europë për t’i dhënë edhe një tjetër imazh Shqipërisë.

Si asnjëherë më parë, të gjitha ekipet tona të Europës e kanë nga një “yll”, madje edhe me origjinë shqiptare, që bën diferencën i vetëm në lojë dhe dallon nga të tjerët. Nëse shohim Tirana do të dallojmë menjëherë Muçin, nëse vazhdojmë me Teutën kemi Lorenzo Vilën dhe për të mbërritur te Laçi me Redon Xhixhën.

Pra në tre ekipe të ndryshme ku dallojmë talente shqiptarë dhe produkte të nxjerra nga vetë kampionati ynë me të cilët ne mund të krenohemi. Kjo pasi për Kukësin është ende herët për të nxjerrë një element dhe për ta veçuar nga të tjerët, në kohën kur ka ndërrime të trajnerëve dhe në organikë.

Kur të kënaqen sytë në Europë me produktin që mban etiketën “ALB” dhe zemra të bëhet mal me kualifikimin e ekipeve shqiptare, ky sezon i “Europa League” duket se do të jetë më i veçantë për tifozët shqiptarë në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online