Shkëlqimi dhe rënia e Milinkoviçit, nga Luftëtari te… Luftëtari

U lajmërua që pas ndeshjes, por mëngjesin e djeshëm skuadra e Kukësit ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Së bashku me teknikun serb janë larguar dhe dy ndihmësit e tij, zëvendëstrajneri Vasil Papa dhe përgatitësi atletik Nikola Stankoviç. 49-vjeçari i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Safet Gjici dhe ky i fundit është “dorëzuar”, duke e pranuar tashmë kërkesën e teknikut për largim. Klubi e ka argumentuar këtë ndërprerje bashkëpunimi me rezultatet e dobëta që skuadra ka arritur, duke theksuar katër humbjet në shtëpi në kaq pak ndeshje, gjë që ishte e pafalshme.

PREMTIMET NË PREZANTIM

Pas Kupave të Europës nisi epoka Milinkoviç, i cili pasoi një trajner si Ernest Gjoka, që kishte fituar titullin e Superkupën, si dhe nuk ishte mundur për 35 ndeshje në kampionat. Tekniku serb vinte nga aventura e tij shumë e suksesshme me Luftëtarin, ku dhe u bë i njohur, por te Kukësi duhet të bënte më mirë se paraardhësit. U zotua se do ia dilte dhe në të njëjtën kohë mori dhe besimin e presidentit. Superkupë e humbur, humbja e parë që në javën e katërt, nisje jo shumë e mirë e kampionatit dhe gjithçka më pas u bë e vështirë.

KONFLIKTET

Që në ditët e para kur u përfol si trajner i Kukësit, tifozët e skuadrës verilindore hapur shfaqën qëndrimin e tyre kundër. Ata e konsideronin të papranueshëm faktin se skuadra e tyre do të kishte një timonier serb. Përgjatë gjithë periudhës që 49-vjeçari ishte trajner, tifozeria e organizuar ishte vetëm një ndeshje prezent në stadium. Konflikti i dytë lindi me menaxherin e përgjithshëm Naim Halili, i cili kërkonte që trajneri të mbante përgjegjësinë e tij për rezultate e skuadrës, por ndërmjetësimi i presidentit Gjici bëri që të dy së bashku vetëm pak javë më parë të ishin në konferencë.

BESIMI I GJICIT

“I bekuari Milinkoviç”, kështu u konsiderua tekniku serb, pasi nuk u largua pas humbjes me Lushnjen. Presidenti Safet Gjici shkoi deri aty sa deklaroi që trajneri nuk do të lëvizte deri në fund të sezonit, megjithatë durimi e ka një kufi. Gjici kishte aq shumë besim te trajneri, aq sa ia hodhi fajin menaxherit Halili për merkaton e dobët, edhe pse gjithnjë thuhej se ishte trajneri ai që vendos. Po ashtu nuk mori parasysh as kërkesën e tifozëve, duke e thënë me të madhe që beson te profesionalizmi i Milinkoviçit. Gjithçka e ka një kufi dhe Gjici ndoshta iu dorëzua dhe krenarisë së premtimeve në fillim të sezonit, por dhe kërkesave të njëpasnjëshme për largim nga detyra.

NGA LUFTËTARI TE LUFTËTARI

Tre trajnerë të huaj ishin ata që nisën të drejtonin këtë sezon, por Milinkoviç rezistoi më shumë se të gjithë. Edicionin e shkuar spikati me Luftëtarin, aty ku dhe i fitoi zemrën presidentit Gjici, por për ironi të fatit ishte pikërisht një ndeshje kundër Luftëtarit ajo që i shkaktoi largimin nga stoli i Kukësit. Episodet bëjnë shumë kapriço dhe loja e futbollit ndonjëherë veç punës do dhe pak fat. Milinkoviç e nisi me Luftëtarin, për ta mbyllur kundër Luftëtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online