Dedja nuk preket, Tushe e konfirmon

Kryebashkiaku i premton teknikut të Lushnjës ndërhyrje në merkato dhe një fazë përgatitore dimërore profesionale jashtë vendit

Arjan Likja

Lushnja e ka mbyllur me humbje vitin 2017, teksa është mposhtur në përballen e së premtes ndaj Laçit në transfertë. Kjo humbje nuk është pritur mirë në kampin lushnjar, pasi me atë çka u pa në fushë, të besuarit e Hysen Dedjes përsëri janë paraqitur me dy fytyra përballë kurbinasve. Me këtë dështim të radhës myzeqarët e kanë thelluar hendekun e pikëve me vendin e parafundit, duke ngelur kandidati më i mundshëm për të zbritur një kategori më poshtë. Gjithsesi, stafi teknik dhe zyrtarët e klubit verdhejeshil do të luftojnë derisa matematika t’i presë përfundimisht shpresat për mbijetesë në Superiore. Këto shpresa drejtuesit e Lushnjes i ushqejnë me goditjet e mundshme në merkato dhe me zhvillimin e një faze përgatitore dimërore mjaft profesionale mbas festave të fundvitit.

KRYEBASHKIAKU TUSHE – Një ditë përpara zhvillimit të përballjes së fundit me Laçin, kryebashkiaku Tushe ka pritur në zyrën e tij Hysen Dedjen, për të njohur nga afër problematikat që e shqetësojnë shkodranin e pankinës lushnjare që nga momenti që ai u pozicionua në rolin e trajnerit të myzeqarëve pas dorëheqjes së Artan Banos. Pasi ka dëgjuar trajnerin, kryebashkiaku Tushe i ka konfirmuar atij mbështetjen e plotë të institucionit që ai drejton deri në fund të këtij sezoni futbollistik. Ndërkohë, Tushja i ka premtuar Dedjes ndërhyrje në merkato, duke u bazuar në emrat konkretë të futbollistëve që i ka sugjeruar e kërkuar shkodrani. Zhvillimi i një faze përgatitore dimërore në kushte sa më komode profesionale në Mal të Zi ishte një tjetër premtim që kryebashkiaku i ka bërë trajnerit shkodran. Me këtë takim kokë më kokë mes Tushes e Dedjes është qartësuar përfundimisht se drejtuesit e Lushnjes nuk do të heqin dorë nga objektivi i tyre sezonal për mbijetesë në Superiore, edhe pse e kanë mbyllur këtë vit kalendarik me rezultate aspak bindëse, teksa klasifikohen në vendin e fundit në tabelën e renditjes. Ndërkohë, tekniku i verdhejeshilëve i ka lënë tre ditë pushim futbollistët e tij pas transfertës me Laçin për t’iu rikthyer stërvitjes ditën e martë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online