Shkëlqimi dhe rënia e Gaitan, tani firmos në Amerikë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Nikolas Gaitan shihej dikur si një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas. Mesfushori spikati fillimisht me Boka Zhuniors, teksa më pas kaloi në Evropë në radhët e Benfikës. Gjithashtu me fanellën e portugezëve bëri mjaft mirë dhe verën e vitit 2016 kaloi te Atletiko Madrid për 25 milionë euro.

Pikërisht kalimi në Madrid, solli një pikë kthese në karrierën e argjentinasit, i cili ishte një ndër dështimet më të mëdha të Atletikos në merkato. Shkurtin e vitit të kaluar, 31-vjeçari zgjodhi Kinën për të vijuar karrierën, teksa dhe atje nuk arriti të jepte më të mirën.

Tashmë, ditën e sotme, është zyrtarizuar dhe ekipi i ri i Niko Gaitan. Mesfushori, pasi prishi kontratën me klubin e Dailan Jifang ka kaluar në radhët e Çikagos, në MLS-së amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *