Shkëlqim Muça bën llogaritë sesi e fiton Tirana titullin: Të mundi Vllazninë, pastaj ka edhe Partizanin

Shkëlqim Muça ka bërë llogaritë sesi Tirana mund të kthehet në garën e titullit dhe si mund të rinkonfirmohet si kampione e Superiores. Në javën e ardhshme do të luhet kundër Vllaznisë dhe ish-futbollisti bardheblu ka deklaruar për “Rubrika Sportive” se vetëm fitorja mund ta mbajë ende në lojë pas triumfit të marrë kundër Teutës, që mban ende gjallë shpresat.

“Tirana futet në garë për titull po fitoi me Vllazninë, ka dhe ndeshjen me Partizanin direkt pastaj. Nuk po them se e fiton titullin, them futet në garë. Shkon 49 pikë, ndërsa Partizani ka ndeshje në Laç. Më pas është ndeshja direkte. Bardheblutë lanë pikë me Kukësin, se po të kishin fituar do të ishin aty.

Por po u thye me Vllazninë, ose del barazim, mendoj se del jashtë loje. Tani çdo javë është e rëndësishme. Po të barazonte sot me Teutën, do të thoja që është jashtë loje. Fitoi me Teutën dhe po fitoi edhe me Vllazninë, atëherë çfarë të themi, nuk është!”, tha Muça. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online