Shkaktoi surprizën e shekullit në Premier League me titullin te Leicester, mbrojtësi që surprizoi me tërheqjen nga futbolli dhe iu përkushtua shkollimit

Mbrojtësi gjerman Robert Huth ishte pjesë e gjeneratës së artë të Leicester-it që arriti të fitojë Premier Leauge. Në vitin 2016, Leicester tronditi botën e futbollit duke fituar titullin, i cili është një nga befasitë më të mëdha në histori.  Klubi nga King Poëer Stadium atëherë kishte një gjeneratë vërtet të shkëlqyer të udhëhequr nga Jamie Vardy dhe Riyad Mahrez. Pjesë e atij ekipi ishte Robert Huth, i cili luajti tre sezone të shkëlqyera në Leicester. Huth erdhi te Leicester në vitin 2015 nga Stoke dhe ishte një lëvizje e shkëlqyer. Gjermani u vendos në formacionin fillestar me Claudio Ranieri dhe ishte pjesë e mbrojtjes fantastike të Leicesterit.

Megjithatë, Huth i befasoi të gjithë në verën e vitit 2018, kur njoftoi se po i jepte fund karrierës, edhe pse në atë kohë ishte vetëm 33 vjeç. Pritej të vazhdonte kontratën me Leicesterin, por kishte një plan tjetër që befasoi opinionin sportiv. Gjermani vendosi t’i japë fund karrierës dhe t’i përkushtohet gjërave të tjera. Më pas ai deklaroi se qëllimi i tij ishte të vazhdonte shkollimin dhe të merrte një diplomë universitare, të cilën në fund e arriti me sukses. 37-vjeçari u krenua në rrjetet sociale se arriti të marrë një diplomë në Universitetin e Salfordit. Tashmë është bërë mjeshtër i shkencave në menaxhimin e sportit dhe tashmë mund të kryejë pa problem funksionin e drejtorit sportiv në një klub. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online