Shitja e biletave në treg të zi, arrestime në Kosovë

Në Kosovë e kanë gjetur mënyrën për të fituar para. Para ndeshjeve të përfaqësueseve, janë të shumtë ata që blejnë bileta dhe më pas i nxjerrin në shitje në treg të zi. Disa bëjnë njoftime online, të tjerë i shesin rrugëve.

Nisur nga kjo problematikë Policia e Kosovës nuk ka qëndruar duarkryq, teksa ka ndërhyrë dhe ka arrestuar në flagrancë 11 persona që ushtronin veprën penale të “Tregtisë së ndaluar.

“Mbrëmë, më 11.10.2018, në rr. “Enver Zymberi” Prishtinë, janë zënë në flagrancë 11 persona, duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme për lojën futbollistike Kosova-Malta. Policia ka iniciuar 11 raste penale ndaj 11 meshkujve, K/Sh. Ata janë shoqëruar në Stacionin Qendra, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin iniciohen rastet “Tregti e ndaluar” dhe mbeten të procedohen në mënyrë të rregullt”, është shprehur për lajmi.net Bajram Krasniqi, punonjës i zyrës së informimit në Policinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *