Ndeshja e trukuar? PSG distancohet, Cërvena Zvezda nxit hetimet

Një lajm i publikuar nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, ku shkruhej se takimi i datës 3 tetor midis PSG-së dhe Cërvena Zvezdas është nën hetim për trukim rezultati ka shkaktuar jo pak bujë në mediet franceze, por edhe më gjëra.

Ka mjaftuar vetëm pak kohë, që të dy klubet të dalin me komunikata zyrtarë në lidhje me këtë çështje mjaft delikate.

DEKLARATA E CËRVENA ZVEZDËS

“Klubi i futbollit Cërvena Zvezda me zemërim të madh kundërshton shkrimin e publikuar sot në gazetën franceze “L’Equipe”, që ngreh dyshime mbi rezultatin e ndeshjes PSG- Cërvena Zvezda dhe aludon për përfshirjen e pjesëtarëve të klubit tonë në veprime të jashtëligjshme. Imazhi dhe reputacioni i klubit tonë po dëmtohet dhe ne si klub insistojmë që UEFA dhe agjencitë ligjzbatuese në Francë e Serbi t’i shkojnë deri në fund kësaj çësthje, dhe e vërteta të dalë në shesh.

DEKLARATA E PSG-së

Artikulli i publikuar ditën e sotme në “L’Equipe”, ku shkruhet se ka dyshime se për trukim të rezultatit për interes të personave të përfshirë në aktivitetin e basteve sportive me bazë në Serbi në ndeshjen ndaj Cërvena Zvezdës më tre tretor na ka lënë pafjalë.

Klubi i kundërshton në mënyrë kategorike të gjitha implikimet direkte dhe jo direkte për përfshirje në të tilla aktivitete dhe dëshirojmë që të theksojmë se deri më tani nuk kemi pasur asnjë kontakt me institucionet që janë në krye të këtij hetimi

Jemi në gatishmëri të hetuesve dhe nuk do të tolerojmë as sulmin më të vogël ndaj reputacionit dhe zyrtarëve tanë. Klubi ka të drejtë të ndjekë në rrugë ligjore të gjitha palët që bëjnë deklarata të pabaza dhe shpifëse ndaj klubit dhe zyrtarëve tanë. Klubi riafirmon lidhjen e thellë, që ka me parimin më thelbësor të sportit, që ka është dhe do të jetë integriteti i garës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online