Basketbollisti legjendar i NBA, Kobe Bryant, u nda nga jeta në fund të janarit duke lënë një shije të hidhur jo vëtëm për tifozët e basketbollit, por edhe për publikun më gjerë. Diçka e pazakontë ka ndodhur me sendet e tij, ku ato u vendosën në shitje. Nga të gjitha këto sende të vendosura në ankand, gjurmët e duarve të tij u shitën për vlerën më të lartë.
Në përgjithësi, veshjet e Kobe-t e kaluan shifrën e 200 mijë dollarëve, ndërsa pllaka e betonit me shenjat e duarve të legjendës u shit për 75 mijë dollarë. Çmimi i fanellës së Bryantit, që i përkonte vitit 1999 u ble me vlerën 22 mijë e 400 dollarëve. Me një çmim pothuajse të përafërt u shitën edhe atletet e legjendës së basketbollit, të cilat u vlerësuan 25 mijë e 600 dollarë. Totali i sendeve të shitura kapën shifrën prej 202 mijë e 590 dollarëve. Bryant ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare në një aksident tragjik me helikopter, ku askush nuk shpëtoi në atë aksident. /Sport Ekspres/