I hidhëruar për humbjen e Gigi Simonit, Rei Manaj me fjalë të ndjera për të: Më mirëpritët si djalin tuaj

0

Një lajm i trishtë ka ardhur në Itali për të gjithë botën e futbollit, teksa një emër si Gigi Simoni është ndarë nga jeta. Ish-futbollisti dhe trajneri italian ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, por duke lënë pas një trashëgimi të pasur në futboll. Një lajm i tillë ka prekur edhe futbollistin shqiptar, Rei Manaj, i cili ka bashkëpunuar për disa kohë me Simonin, në kohën kur ky i fundit ishte president i klubit të Cremonese. Sulmuesi kuqezi ka reaguar në rrjetin e tij social, duke shprehur hidhërimin e tij për këtë humbje, si dhe falenderon pa fund ish-presidentin e tij, që duket se e ka pritur vërtetë ngrohtë Manajn në klubin e tij.

“I dashur President, sot është një ditë shumë e trishtuar për të gjithë dashamirët e futbollit. Doja t’ju falënderoja për gjithçka keni bërë për mua. Ju gjithmonë më mirëpritët si djalin tuaj, gjithmonë përpiqeshit të më ndihmonit. Jam krenar që kam pasur një udhërrëfyes po aq të respektueshëm, inteligjent, të mirë si pak të tjerë. Tani për momentin nuk gjej fjalët e duhura, më vjen keq President. Faleminderit dhe faleminderit përsëri”, shkruan Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.