Shiriti i kapitenëve: Fiorentina kundër rregullit, ironi nga Gjermania!

Një nga risitë e Serisë A në këtë sezon ka qenë shiriti i kapitenit. Nuk lejohet më që lojtarët të mbajnë në krah shiritë të personalizuar, por ai duhet të jetë i unifikuar për të gjithë. Rregulli është thyer në tre javët e para nga lojtarë si: De Rosi i Romës, Gomez i Atalantës dhe Pezela i Fiorentinës.

Liga e futbollit italian ka vendosur të mos i ndëshkojë “rebelët”, por ka vendosur të thotë mjaft, duke vendosur një kufi për ta. Duke filluar nga java e katërt, askush nuk do të lejohet të mbajë në krah shiritë të personalizuar. Kapiteni i Fiorentinës, Pezela, por dhe gjithë lojtarët e ekipit nga Firence kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga shiriti i dedikuar për ish-kapitenin Davide Astori, i cili humbi jetën në katër mars të këtij viti.

“Jemi gati për të paguar gjobat”, shprehen lojtarët e Fiorentinës në kor. Damiano Tomazi, presidenti i shoqatës së futbollistëve, ka tentuar të ulë gjakrat. “Rregulli i përcaktuar nuk përjashton përdorimin e shiritave të tjerë, por kjo gjë duhet të marrë autorizimin e Ligës së Serisë A.”

Çështja në fjalë është komentuar dhe në Gjermani. “Bild” nuk humbet rastin dhe komenton situatën e krijuar në futbollin italian. “Çmenduria e kapitenëve në Itali. Sikur futbolli italian nuk ka shqetësime të tjera për të zgjidhur”, përfundon ironia e gazetës gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online