“Shikoni se çfarë do i bëjnë mediat Southgate”! Debati Starova-Hoxha: Po atje është Lineker, jo si në Shqipëri

0

Anglia dhe Skocia kanë përfunduar në barazimin pa gola. Në emisionin “Euro Zone” në “MCN TV” është diskutuar mbi këtë përballje ku ka pasur një debat mes Artan Hoxhës dhe drejtorit të Teutës, Starovës. Sipas gazetarit të njohur do të ketë kritika të forta nga media karshi kreut të “tre luanëve”.

Hoxha: Trajneri i Anglisë ishte bërë flakë i kuq në fund, si ato atletet aty. Të shikoni çfarë do i bëjnë mediat nesër atij.

Starova: Çfarë do i bëjë media atij? Pse si puna jonë janë ata?!

Hoxha: Nëse nuk i ngjit dy shkallët e para si mund të ecësh më lart?!

Starova: Nuk është momenti që të kritikosh sot. Për mua iu duhet pak grintë të rinjve. Anglia është në kushte komode.

Hoxha: E di kush del atje si gazetar? Del Lineker, jo si këtu në Shqipëri. Lexoni qytetarin dixhital nesër.

Starova: Gazetarët gjithandej janë njësoj.

Hoxha: Ti del kundër shtypit britanik, atij francez, çfarë pret më shumë?!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.