“Shikoje në Youtube”! Zbulohet arsyeja e përplasjes me Igli Taren, i solli trajnerit Sarri një lojtar që se njihte për të zëvendësuar…Muriqin

Situata te Lacio ka përshkallëzuar dhe tifozët janë ngritur në protestë duke kënduar kore kundër presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv Tare. Gjithçka kulmoi pasi në media qarkulloi lajmi se Sarri i kishte vendosur ultimatum presidentit: “Në fundin e sezonit, te Lacio qëndron Tare ose unë, për të dy nuk ka vend”. Kjo pakënaqësi erdhi pasi trajneri nuk ishte aspak i kënaqur me punën e bëri nga drejtori sportiv në merkaton e dimrit. Përveçse nuk janë realizuar kërkesat e Sarrit, mos marrëveshja ishte edhe për zëvendësuesin e Muriqit.

Pasi sulmuesi shqiptar u zyrtarizua te Mallorca në orët e fundit, Lacio nxitoi që të zyrtarizonte një huazim nga Sportingu, sulmuesin e Cape Verde, Jovane. Por sipas Rai Sport, trajneri Sarri nuk e dinte dhe nuk e njihte këtë lojtar që i kishin sjellë në skuadër pasi u finalizua operacioni, duke u detyruar që të hyjë dhe të shoh video nga performanca e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online