Vendimi i trajnerit serb të Legias/ Largohet një prej futbollistëve shqiptarë, nuk e fut në listë për ndeshjen e kampionatit

Lirim Kastrati duket se do të ketë thuajse të pamundur që të vazhdojë me Legian e Varshavës. Futbollisti është jashtë planeve të trajnerit të ri serb të kampionëve polak, ndërsa mediat kanë shkruar se përveç shpejtësisë që e karakterizon, sulmuesi shqiptar lë për të dëshiruar.

Ndërkohë Legia e Varshavës do të përballet në ditën e premte kundër Zaglebie në transfertë. Në listë është vënë re se Kastrati nuk është i përfshirë as për të qëndruar në stol, ndërsa ky vendim ka qenë i vetë trajnerit, duke përjashtuar mundësinë e dëmtimit të lojtarit apo problemeve të tjera të vogla fizike të tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online