Situata te Lacio ka përshkallëzuar dhe tifozët janë ngritur në protestë duke kënduar kore kundër presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv Tare. Gjithçka kulmoi pasi në media qarkulloi lajmi se Sarri i kishte vendosur ultimatum presidentit: “Në fundin e sezonit, te Lacio qëndron Tare ose unë, për të dy nuk ka vend”. Kjo pakënaqësi erdhi pasi trajneri nuk ishte aspak i kënaqur me punën e bëri nga drejtori sportiv në merkaton e dimrit. Përveçse nuk janë realizuar kërkesat e Sarrit, mos marrëveshja ishte edhe për zëvendësuesin e Muriqit.
Pasi sulmuesi shqiptar u zyrtarizua te Mallorca në orët e fundit, Lacio nxitoi që të zyrtarizonte një huazim nga Sportingu, sulmuesin e Cape Verde, Jovane. Por sipas Rai Sport, trajneri Sarri nuk e dinte dhe nuk e njihte këtë lojtar që i kishin sjellë në skuadër pasi u finalizua operacioni, duke u detyruar që të hyjë dhe të shoh video nga performanca e tij. /Sport Ekspres/