Shihej si përforcimi i mundshëm i PSG-së, paga e Mesit komplikon situatën për gjigantët francezë

Lionel Mesi shihej si një nga lojtarët që do t’i bashkohej në verë skuadrës fraceze, PSG-së, por duket se gjërat janë më të komplikuara. Kërkesat e pagës së argjentinasit mund të jenë shumë të larta për kampionët e Francës, çka mund ta pengojë transferimin e tij në merkaton e verës. Paga e lojtarit është 565.000 euro në javë, një shifër që konsiderohet e lartë për Paris Saint Germain.

Edhe pse kontrata e Lionel Mesit mbaron në sezonin e verës, e ardhmja e tij duket e papërcaktuar. Më herët 6 herë fituesi i Topit të Artë ishte shprehur se kërkonte largimin nga Barcelona, por tashmë duket se situata është qetësuar në Katalonjë. Tashmë duket se Mesi e ka gjetur qetësinë e duhur me largimin e Bartomeut dhe ka gjetur dëshirën për të qenë protagonist në fushën e lojës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online