Shihej si e kryer për te Liverpool, në Angli befasojnë: Verner i ka thënë po Chelsea-t, gati firma në kontratë

Timo Verner ka bërë që klube të njohura të kthejnë sytë drejt tij, teksa me fanellën e Leipzig këtë sezon në Bundesligë numëron 25 gola dhe 7 asiste. Liverpool-i dukej si aventura e radhës për sulmuesin gjerman, por sipas raportimeve nga mediat britanike ka ndërruar destinacion për të shkuar në “Stamford Bridge”. “BBC Sports” bën me dije se Chelsea është futur në bisedime me klubin nga Bundesliga për ta vënë Verner në urdhërat e Lampard sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë “The Telegraph” zbulon se lojtari i ka thënë “po” bluve të Londrës dhe tani mbetet vetëm fjala e Leipzig. Këta të fundit mësohet të kenë vendosur një klauzolë prej 53 milionë paundësh, të cilën Chelsea është i gatshëm ta paguajë. Britanikja “The Telegraph” bën të ditur se Verner ka pranuar të firmosë për 200 mijë paund në javë për të veshur fanellën e klubit londinez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online