“Aty ra bomba, Bylisi ishte i copëtuar ndaj Tiranës”, flet Sulejman Starova: Ku ishin ata lojtarët? Ka diçka nga brenda

Sulejman Starova mendon se mrekullia e Bylisit në Superiore ka marrë fund dhe kjo skuadër do të rrezikojë shumë deri në fundin e sezonit. Aktualisht ekipi i Dovedan ndodhet në vendin që të dërgon në “Play-Off”, megjithëse disa javë më parë Europa dukej një mision lehtësisht i arritshëm. I ftuar në emisionin “Pressing”, Starova është shprehur se me ndeshjen e ofruar ndaj Tiranës, Bylisi ka treguar se ka mbaruar gjithçka sa i përket këtij ekipi.

“E thashë më parë që tifozët e Bylisit do të ishin mungesë e madhe në ndeshjen ndaj Tiranës. Por kjo doli e dyta si arsye, pasi pamë një Bylis që ishte i copëtuar. Nuk e dimë ende pse mungoi Hidi, Bicaj, atë me KOVID e dimë, nuk dimë ku ishte Guindo dhe pastaj dëgjon trajnerin që nuk flet asgjë. Pra ka diçka nga brenda dhe ekipi është shpërfytyruar. Kaq ishte ky Bylisi i bukur. Aty ka rënë bomba dhe u prish skuadra”, ka thënë Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online