Kielini e pranon: Nejmar, më i mirë se Dibala!

“Në nivelin human dhe social, Leonardo Bonuçi do të më mungojë shumë, ndërsa përsa i përket të tjerave kemi shumë futbollistë të rëndësishëm, mbase mund të mbërrijë edhe ndonjë tjetër mbrojtës, që të mund të na lejojë të menaxhojmë më mirë energjitë. Ishim pesë mbrojtës, jemi katër mbojtës të nivelit të lartë, me karakteristika të ndryshme. Sinqerisht ajo që më shqetëson më pak”. Xhorxho Kielini sigurisht që nuk ka sesi të mos e përshëndesë ish shokun e tij të repartit, me të cilin është parë më shumë në këto shtatë vite sesa me familjen e tij për shkak të grumbullimeve. Gjë të cilën autori i golit të vetëm në humbjen me Barcelonën e ka pranuar vetë.

KRAHASIMI – Ndërkohë, i mundur në miqësoren e parë që po zhvillon me Juventus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as më shumë dhe as më pak, por nga Barcelona, mbrojtësi tashmë veteran dhe lider i bardhezinjve, Kielini ka folur për “Premium Sport”, pikërisht për autorin e dy golave që mposhtën “Zonjën e Vjetër”, Nejmar, si dhe për krahasimin e tij me yllin e Juves, Dibala. “Me të gjithë respektin dhe vlerësimin e madh që të gjithë ne kemi për Paulo, Dibala nuk vlen akoma sa Nejmar. Këtë frazë unë e kam thënë edhe vitin e kaluar, Nejmar është në nivelet e Mesi dhe Ronaldos, ndaj është dhe pasardhësi i tyre për “Topin e Artë””.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online