Drejtësia ka thënë fjalën e saj për Enis Bardhin. Mesfushori shqiptar është ndaluar më 5 prill 2021 në Valencia, ku policia vendase ka vënë re se ai ishte duke shëtitur me automjetin e tij Porsh Panamera me patentë të falsifikuar. Bardhi gjithashtu u ka treguar punonjësve të policisë një leje qarkullimi të bërë në Maqedoni të Veriut dhe që mbante të shkruar emrin e tij, por në të vërtetë thjesht një falsifikim.
Gjykata ka vendosur të dënojë futbollistin e Levantes me muaj dënim me bur.gim dhe një gjobë prej 1920 euro. Megjithatë është vendosur që ky dënim të pezullohet për dy vite, në rast se 26-vjeçari nuk do të kryejë asnjë shkelje penale të mëtejshme./Sport Ekspres/