“Sherri nuk ndërhyri fare”, Ledio Pano shpjegon gabimin: Faji edhe te mbrojtësit, e mësojnë që fëmijë…

Ledio Pano ka shpjeguar momentin e gabimit në golin e pësuar të Laçit kundër Apolonisë. Kurbinasit u barazuan në minutat e fundit në shifrat 1-1, atje ku portieri Alen Sherri bëri gafën e madhe në dalje. Pas një krosimi tërësisht pa pretendime nga mesfusha, portieri i Laçit do të gabonte në dalje për të lënë portën e boshatisur.

I ftuar në “Supersport”, Ledio Pano ia lë përgjegjësinë edhe mbrojtësave: “Ishte gabimi i Sherrit në atë dalje. Por nëse del gabim dhe je në kundër të kohës, duhet ta vazhdosh deri në fund. Nuk ndërhyri fare, po u kthye pastaj. Gabimi tjetër është edhe te mbrojtësit. Mësohen që të vegjël, që kur janë fëmijë, që në momentin kur del portieri, të paktën një mbrojtës duhet të shkojë tek porta”, tha Pano. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online