Klubi i Skënderbeut ka vendosur që në stadiumin e qytetit të Korçës të montojë kamerat e sigurisë, në mënyrë që edhe Policia e Shtetit të arrijë të identifikojë shkaktarët e trazirave në stadium.
Sikurse raportohet në “RTSH Sport”, klubi korçar ka shpenzuar plot 12 mijë euro për blerjen dhe instalimin e kamerave, që janë montuar një ditë më parë. Kështu në stadiumin “Skënderbeu” kushtet e sigurisë do të jenë më të larta.
Në fakt instalimi i kamerave është një kërkesë e Policisë së Shtetit. Kjo duhet plotësuar nga të gjitha klubet, në mënyrë që forcat e rendit të marrin edhe masat e mëtejshme në rast se ndodhin probleme.