Arturo Vidal nuk ka dalë pa u lagur nga një problem me drejtësinë gjermane. Gjykata e Mynihut vendosi ditën e sotme për gjobitjen e lojtarit me një gjobë shembullore prej 800.000 €, masë kjo që vjen pas përfshirjes së lojtarit në një sherr në tetorin e vitit 2017.
Akuzat që rëndonin mbi lojtarin ishin të rënda, pasi futbollisti goditi një shtetas gjerman me një shishe të madhe vodke, prej secilës i dëmtuara pësoi çarje të lëkurës dhe traumë të trurit, i gjithë incidenti u regjistrua nga pamjet e lokalit ku ndodhi sherri. Duke marrë parasysh dhe kostot e avokatit, shpenzime e Vidal në fund të kësaj çështje do i kenë kaluar 1 milionë €, një kosto që 31-vjeçari nuk i dhemb aspak, pasi rrezikonte një dënim maksimal prej 10 vitesh burgim.
Vidal nuk ishte i pranishëm në gjyq, duke u justifikuar se ishte i grumbulluar në kombëtare për ndeshjen, që përfaqësuesja e Kilit laujti në Meksikë ndaj homologëve meksikanë.