Mbrojtësi operohet, Bylis: Shumë shpejt do ta shihni në Kombëtare!

Eljan Mehmetaj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe gjithçka ka shkuar mirë për mbrojtësin 17-vjeçar. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se lojtari i tyre është mirë, por ka shfrytëzuar dhe mundësinë për të tregua se sa shumë besim ka tek mbrojtësi, të cilin e shohin në të ardhmen edhe pjesë të Kombëtares së Shqipërisë.

Mehmetaj ka qenë vetëm një ndeshje në stol këtë edicion, por duhet thënë se sezonin e shkuar ka luajtur në 4 sfida. Gjithsesi mosha e tij e re i bën mallakastriotët të besojnë se në gjirin e tyre kanë një futbollist me të ardhme.

“Mallakastriot lind, nuk bëhesh!
Eljan Mehmetaj, talenti i skuadrës sonë, por edhe një nga lojtarët me perspektive që shumë shpejt do të jetë në Kombëtare, sot është operuar dhe e ka kaluar operacionin me sukses!
Në emër të klubit, skuadrës, por edhe tifozëve mallakastriotë i urojmë shërim dhe rikthim të shpejtë me Bylisin, aty ku ti e ke vendin!
Mos harro: ‘Mallakastriotet nuk dorëzohen, historinë e kemi bere neve, kudo dhe kurdo, ndaj kujtdo’.
Forca Eljan trimi, jemi me ty”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online