Sherri me Kesin, flet Bilia: Nuk më pëlqen ta shoh veten si një budalla!

Lukas Bilia dhe Frenk Kesi patën një debat, që për pak nuk kaloi në dhunë në derbin e fundit ndaj Interit. Pas zëvendësimit të Kesi, pasoi një debat verbal, që falë ndërhyrjes së Abates dhe stafit nuk konkludoi në dhunë. Megjithatë, kjo ishte një figurë mjaft e shëmtuar. Këto momente duhet të evitohen nga profesionistët.

Kështu mendon dhe mesfushori argjentinas. Ai shprehet se është ndjerë tepër keq pas atij momenti dhe i është dashur kohë për ta kaluar. Mesfushori shprehet se është një familjar dhe është e turpshme që fëmijët e tij të shohin këtë skenë. Marrëdhëniet mes të dyve tashmë janë normalizuar.

“Jam ndjerë i lënduar 3-4 javë më pas. Nuk më pëlqen ta shoh veten si një budalla. Sidomos për faktin që kam fëmijë. Unë duhet tu mësoj atyre atë çka më mësuan prindërit e mi. Kam dashur të mbështes shokun, që sapo hyri në fushë dhe jo të ofendoj Kesin. Nuk kam asgjë personale me të. Përkundrazi kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, përfundoi Bilia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *