Lacio vazhdon që ta ketë situatën e komplikuar edhe pas largimit të Igli Tares. Rolin e drejtorit sportiv po e bën tani presidenti i klubit, Lotito. Por pavarësisht se ish-lojtari i Shqipërisë nuk është më pjesë e klubit, qetësia nuk mbizotëron në kryeqytet.
Sarri është duke refuzuar shumë lojtarë që janë propozuar nga Lotito dhe nuk po i pëlqen aspak presidentit. Trajneri kërkon një ekip konkurrues, por cilësia ka rënë veçanërisht pas shitjes së Milinkovic Savic. Nga krahu tjetër Lacio do të jetë pjesë e Champions League në sezonin e ardhshëm dhe Sarri nuk do që të bëjë një figurë të keqe. /Sport Ekspres/