Tahir Batatina ka dhënë së fundmi një intervistë për “Reload” në “RTV Dukagjini”. Trajneri i Llapit ka konfirmuar se do të mbetet në krye të pankinës së këtij klubi, pavarësisht ofertave që kanë mbërritur në tryezën e tij. Batatina është shprehur se Astana në Kazakistan, një ekip në Azerbajxhan dhe Sherifi në Moldavi kanë paraqitur ofertë zyrtare për shërbimet e tij, por ai beson te projekti i nisur me Llapin.
“Kam pasur biseda këto 2-3 ditë bashkarisht me kryesinë. Kanë ardhur tre oferta zyrtare te Llapi pikërisht për të shkuar jashtë. Kam pasur nga Kazakistani ofertë, Astana. Pastaj kam pasur oferta në Azerbajxhan dhe në Moldavi më kërkoi Sherif Tiraspoli. Nga ata më erdhi një ofertë gjigante nga 1 janari që të shkoj si trajner, por për shkak të organizimit të mirë dhe ecurisë së Llapit nuk kam dashur ta bëj një lëvizje të tillë. Tre oferta i kam refuzuar për Llapin. Më janë ofruar 380 mijë euro në vit te Sherif“, ka treguar Tahir Batatina për “Reload“ në “RTV Dukagjini“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/