VIDEO/ A e shitën ndeshjen? Akuza të forta për ekipin e Sokol Cikalleshit në humbjen 7-1, mbrojtësi nuk lëviz nga vendi kur Dzeko shënon

Konyaspor ndodhet në një nga momentet më të errëta. Kjo skuadër ka probleme financiare dhe Sokol Cikalleshin e përjashtuan nga ekipi pasi ky i fundit kërkoi pagesat mujore të vonuara. Një goditje e madhe erdhi për Konyasporin në pasditen e sotme, teksa humbën 7-1 ndaj Fenerbaces. Por më shumë sesa për vetë rezultatin, tifozët janë të shqetësuar për sjelljen e ekipit. Disa lojtarë kanë lëshuar pe sot në rastin më të mirë, pasi në rrjetet sociale shumë akuzojnë se ndeshja në fjalë është e shitur.

Në një prej golave të shënuara, mbrojtësi i Konyaspor, Kahraman Demirtas nuk lëviz nga vendi duke e lënë Dzekon të lirë që të shënojë, megjithëse me një kërcim mund ta largonte fare lehtë topin. Në fund Dzeko shënoi dhe Demirtas u zëvendësua menjëherë sapo u mbyll pjesa e parë e takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online