Shënoi penalltinë e fitores, Ibra feston Kupën me sulmuesin shqiptar: Prandaj e kemi marrë Selmanin

Hammarby fiton sot Kupën e Suedisë për herë të parë në histori. Klubi që është nën pronësinë e Zllatan Ibrahimoviç mposhti Hachken pas penalltive. Astrit Selmani ishte lojtari që gjuajti 11 metërshin e fundit dhe i dhuroi trofeun skuadrës. Pas fitores Ibrahimoviç ka festuar së bashku me sulmuesin shqiptar, për të cilin është shprehur për “Sportbladet” se e kanë blerë pikërisht për të vendosur momente të tilla.

“Kjo është arsyeja për të cilën ne e kemi marrë Selmanin, për të vendosur këto momente. Kjo (Kupa e Suedisë) do të thotë shumë. Për këtë luan. Finalet fitohen. Nuk ka rëndësi se si luan. Ju duhet të fitoni finalet”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *