“I kam lexuar thashethemet dhe jam krenar”, Xhaka flet për zërat që e lidhin me Romën: Mouinho di të fitojë tituj

Mourinho do të drejtojë Romën sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka nisur të përgatisë projektin e tij me klubin italian. Dëshira e portugezit këtë merkato është një futbollist shqiptar, Granti Xhaka. Sigurisht që ky lajm ka mbërritur edhe te mesfushori i Arsenalit, i cili është shprehur për “Blick” se ndihet krenar për faktin se një trajner si Mourinho e dëshiron në ekip.

“Kjo më bën krenar. Sigurisht që i lexova edhe thashethemet. Por tani jam përqind përqind në ekipin kombëtar. Kjo është më e rëndësishme se Arsenali ose thashethemet tani. Kam edhe dy vjet kontratë në Londër. Dhe në Arsenal ata e dinë se çfarë morën me mua. Kur të vijë koha dhe ne mund ose duhet të flasim për një transferim.

Sinqerisht: Unë nuk dëgjova atë që tha Mourinho. Por kjo të bën krenar. Të gjithë e njohin Mourinhon, e dinë se çfarë ka arritur. Mourinho di të fitojë tituj. Tani mund të shihni se çfarë pune kam bërë gjatë viteve të fundit”, ka thënë Granit Xhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online