Shënoi në Torino dhe feston si Ronaldo përpara syve të CR7, Myrto Uzuni ndez rrjetin me reagime

Mbrëmja e sotme është e shënuar për Myrto Uzunin, teksa ka shijuar edhe momentin më të bukur të karrierës së tij. 90 minutat e para në Champions League dhe që festohen me një gol, që vlera i rritet akoma më shumë kur përmendet fakti se u shënua në portën e një skaudre si Juventusi.

Një gol i tillë padyshim që i jep jehonë në sytë e gjithë Europës, ndërsa bujën ia shton edhe mënyra se si zgjodhi ta festonte atë gol ndaj bardhezinjve. Ishte pikërisht “SIUU” e famshme e Ronaldos që këtë herë vjen në versionin e Uzunit përpara syve të… CR7.

Kjo ka bërë që talenti shqiptar të ndezë rrjetin, me tifozë dhe media të shumta që e kanë përmendur këtë fakt. Për disa ka ardhur si një “tallje” apo sfdië për Ronaldon, por e vërteta nuk është aspak e tillë, pasi ylli portugez është idhulli më i madh i Uzunit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online