VIDEO/ Myrto Uzuni shkruan emrin e tij në Champions League me golin ndaj Juves, Morata i heq shijen e barazimit në fund

Ferencavoshi ka surprizuar të gjithë tifozët e Juventusit mbrëmjen e sotme, duke ia bërë tejet të vështirë fitoren skuadrës së Andrea Pirlos. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 1-2 dhe është dashur minuta e 92-të për të vendosur fatin e takimit. Myrto Uzuni bën atë që më pak pritej në minutën e 19, duke tundur rrjetën e mbrojtur nga Shezni dhe duke befasuar kështu Juventusin. Talenti kuqezi shkruan emrin e tij në arenën europiane. Një mbrëmje fantastike për të, që shijon 90 minutat e para në Champions League me golin e jetës kundër një klubi me histori të pasur si Juventusi.

Por “zonja e vjetër” kundërpërgjigjet në minutën e 35 me një gol nga distanca të Ronaldos. Megjithatë kampionët e Italisë nuk lëshojnë terren në Torino dhe bardhezinjve u duhet të djersisin shumë për të shkuar te fitorja. Është pikërisht Alvaro Morata ai që në minutat shtesë i heq shijen e barazimit Ferencvaroshit të Myrto Uzunit dhe siguron kualifikimin e Juventusit në fazën tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online