Regi Lushkja është personi që mban ndezur shpresat e Tiranës për një kualifikim në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Mesfushori shqiptar shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të të ndeshjes kundër Dinamos së Batumit, duke gëzuar tifozët e pranishëm në stadium. Lushkja ka folur për “MCN TV“ pas përfundimit të ndeshjes, ku shprehet se beson te kualifikimi.
“Jam i lumtur për golin. Ishte një ndjenjë e veçantë, sepse jemi ende në lojë. Kishim mundësi për më mirë dhe mund të shënonim më herët. Ndeshja është akoma e hapur. Synimi jonë është të kualifikohemi më tej. Kualitetin e kemi dhe besojmë se do të shkojmë më tej”, është shprehur Regi Lushkja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/