Shënoi gol kundër Atalantës, Rrahmani: Po argëtohemi duke luajtur mirë! Osmiheni? Edhe unë do nervozohesha po mos të shënoja

Amir Rrahmani ishte protagonist në fitoren 2-0 të Napolit kundër Atalantës. Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e dytë të takimit pas një goditjeje me kokë nga brenda zone. Në prononcimin e tij pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN“-it, Rrahmani ka thënë se Napoli po argëtohet duke luajtur mirë këtë sezon.

“Ne ishim duke bërë shumë mirë, kishim një seri fitoresh, pastaj u lëndova dhe shokët e mi të skuadrës bënë një punë të mirë. Ne po argëtohemi duke luajtur mirë, ishte e vështirë sonte. A ishte pak nervoz Osimheni? Nëse unë do të isha sulmues, do të isha nervoz pa shënuar. Është normale“, ka thënë Amir Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online