Kristjan Asllani harrohet në stolin e Interit, Inzagi preferoi një 18-vjeçar përpara tij kur ishte duke humbur me Specian

Kristjan Asllani ka humbur besimin e Simone Inzagit dhe ky fakt duket qartësisht nga java në javë. Mesfushori shqiptar është harruar në stolin e Interit këtë vit kalendarik, kur minutat në fushën e lojës i ka pasur me pikatore.

Trajneri i Interit po i rrallon gjithnjë e më shumë hapësirat për talentin e Kombëtares kuqezi, teksa në përballjet e fundit ka vendosur të mos e hedhë për asnjë çast në fushë. Madje edhe në sfidën e mbrëmshme kundër Specias, Asllani qendroi përgjatë gjithë kohës në stol. Përpara tij, Inzagi ka preferuar Karbonin, një 18-vjeçar, i cili u aktivizua në minutën e 80, pavarësisht se Interi ishte duke humbur me shifrat 1-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online