Shënoi dy gola në fitoren e Legias, trajneri vlerëson Muçin: Jam i lumtur që e thirri Kombëtarja, është rritur shumë së fundmi

Ernest Muçi ishte heroi i Legias në ndeshjen e sotme kundër Vidzev Lodzit. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në fitoren 3-1 të skuadrës së tij. Trajneri i Legias së Varshavës ka vlerësuar në konferencën për shtyp përpara gazetarëve rritjen e madhe të Muçit. Runjaiçi ka shtuar se ndihet i lumtur që ish-sulmuesi i Tiranës ka marrë ftesën e Silvinjos për ndeshjet e Kombëtares në shtator.

“Kemi sulmues me karakteristika të ndryshme. Ernest Muçi është zhvilluar dhe është rritur shumë kohët e fundit. Ai kërkon edhe më shumë nga vetmja, ashtu siç kërkojmë edhe ne. Jam i lumtur që u thërrit nga ekipi kombëtar. Tani do të kemi kohë për t’u rigjeneruar dhe pas pushimit për Kombëtaret do të përqendrohëmi te takimi me Piastin”, ka deklaruar Kosta Runjaiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online