Xhuliano Skuka ishte heroi i Partizanit kundër Skënderbeut. I ardhur nga stoli pas disa shqetësimeve të ndiera në kavilje, sulmuesi u kthye sërish në qendër të vëmendjes. I vetëm arriti që të përmbysi shifrat nga 1-0 në 1-2. Të dy golat ishin intuitë e këtij lojtari dhe që të tjerët, mund të gabonin.
Nga një devijim me kokë te dërgimi i topit në rrjetë në një kënd thuajse të pamundur. Skuka po shijon momentin pas kohës jo të mirë te Partizani, ndërsa Ledio Pano ka bërë një krahasim me sulmuesin më të mirë të Shqipërisë: “Për potencën që ka dhe golat që shënon, Xhuljano Skuka është Armando Broja i Superiores”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/